"Jo, ho, ho" Tha se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston, Kisha kërkon falje për deklaratën e peshkopit

Një dioqezë katolike në Siçili të Italisë u ka kërkuar falje publike prindërve të indinjuar, pasi  një peshkop u tha një grupi fëmijësh se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston.

"Peshkopi, Antonio Stagliano, nuk e kishte në kuptim të keq të që tha, ai  po përpiqej të nënvizonte kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes dhe historinë e Shën Nikollës, një peshkop që u dha dhurata të varfërve dhe u persekutua nga një perandor romak", tha Alessandro Paolino, drejtor komunikimi për dioqezën e Notos.

Sipas medieve italiane gjatë një mbledhjeje fetare për fesat e fundvitit, peshkopi ka thënë se Babagjyshin nuk ekziston dhe se kostumi i kuq është krijuar nga Coca-Cola për publicitet.

“Së pari, në emër të peshkopit, shpreh ndjesë për këtë deklaratë, e cila ka krijuar zhgënjim tek të vegjlit dhe dua të specifikoj se qëllimet e Imzot Stagliano ishin krejt të ndryshme”, shkroi Paolino në faqen e dioqezës në Facebook të premten, 10 dhjetor.

“Sigurisht që nuk duam të shkatërrojmë imagjinatën e fëmijëve,” shtoi ai.