E rëndë / E bija e priste në shtëpi, 27-vjeçarja vritet me bukë në dorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 21:55
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, ditën e djeshme, 10 dhjetor.
Një nënë 27-vjeçare është qëlluar për vdekje, teksa po dilte nga dyqani i furrës ku punonte.
Mediet vendase raportojnë se gjatë momentit tragjik, gruaja fatkeqe, me qese me bukë në duar, po kthehej në shtëpi, ku po e priste e bija.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të Italisë, në fshatin Misterbianco në zonën e Lineri, ndërkohe policia është në kërkim të autorit të krimit.

