Shembet pallati 4 katësh në Itali, 12 të zhdukur mes tyre 3 fëmijë

23:39 Rritet bilanci: Jane 12 te zhdukur mes tyre 3 femije

Në Itali një pallat katër katësh në Ravanusa (Agrigento) është shembur mbrëmjen e sotme. Flitet për 12 të zhdukur mes tyre 3 fëmijë, një çift i ri, gruaja shtatzënë. 

Të shumtë kanë mbërritur në zonë për të kërkuar njerëzit e tyre.

Zjarrfikësit kanë shuar flakët e po kërkojnë të zhdukurit së bashku me policinë. Kryetari i bashkisë së Ravanusa përmes një postimi në facebook bëri thirrje për ndihmë. Ndërkohë që të shumtë po shkojnë atje për ti ndihmuar, raporton ANSA.

 


23:26 Shembet pallati 4 katesh

Një pallat katër katësh në Ravanusa (Agrigento) është shembur mbrëmjen e sotme ndoshta për shkak të shpërthimit të një bombole apo rrjedhje gazi.

Flitet për 12 të zhdukur mes tyre 3 fëmijët e një çifti të ri që ishin në pritje dhe të një fëmije tjetër.

Zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët ndërkohë që kryetari I bashkisë së Ravanusa, Carmelo D’Angelo ka lëshuar një apel për ndihmë “Këtu është katastrofë”

Një lagje e tërë në qendër të komunës është shkatërruar.