Tornadoja godet SHBA, dhjetëra viktima
Dhjetëra viktima janë shënuar në SHBA pasi një tornado e fuqishme goditi pjesën juglindore të vendit. Mbi 50 persona kanë ndërruar jetë në Kentaki. Viktima janë shënuar edhe në Illinois, Arkansas dhe Tenesi.
Të paktën 50 persona kanë ndërruar jetë pasi një tornado e fuqishme goditi pjesën juglindore të shtetit amerikan, Kentaki, ku është shpallur Gjendja e jashtëzakonshme.
Bilanci tragjik është konfirmuar nga vetë guvernatori i shtetit, Andy Beshear.
“Druaj se ka më shumë se 50 të vdekur, ndoshta rreth 70 apo 100 persona. Kjo gjendje është shkatërruese”, shtoi Beasher duke thënë se kjo ishte tornadoja më e rëndë në historinë e shtetit.
Një numër i madh i viktimave sipas tij u regjistruan në një fabrikë qirinjsh pasi tornadoja shkatërroi çatinë e godinës.
Dëbora dhe përmbytjet në rrethe, kjo është situata e rrugëve në vend
11 Dhjetor, 15:33
Përpos Kentakit, stuhia ka shkatërruar edhe një depo të kompanisë Amazon në Illinois të premten, thanë zyrtarët derisa besohet se janë rreth 100 punëtorë që ngecën nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit janë duke punuar edhe gjatë së shtunës në përpjekje për të shpëtuar personat e ngecur në depo, fatkeqësisht Qendra e emergjencës në Ilinois njofton se ka disa viktima.
Në Arkansas, një person ka vdekur dhe 20 të tjerë vlerësohet se kanë ngecur nën rrënoja pasi tornadoja shkatërroi një qendër për të moshuarit.
Edhe në Tenesi, sipas Qendrës së Emergjencës, dy persona kanë ndërruar jetë në incidente të lidhura me motin e keq.

