Video/ Katastrofë natyrore, mbi 70 viktima nga tornado më vdekjeprurës ne historinë e SHBA

SHBA është goditur nga një tornado i fuqishëm në pjesën juglindore të vendit, që prej ditës së djeshme, 10 dhjetor.

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, ka njoftuar se më shumë se 70 njerëz kanë humbur jetën nga tornado vdekjeprurës.

Guvernatori tha se shifrat mund të rriten e të shkojnë në më shumë se 100  viktima, duke e cilësuar tornadon si nga më të rerzikshmit në historinë e vendit.

Si rrjedhojë autoritetet e shpallën Kentakin  në gjendje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, presidenti i SHBA, Joe Biden shkroi në Twitter se ai ishte informuar për tornadot të shtunën në mëngjes.

"Të humbasësh një të dashur në një stuhi si kjo është një tragjedi e paimagjinueshme," tha ai. "Ne po punojmë me guvernatorët për t'u siguruar që ata të kenë çdo gjë  që u nevojitet, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit dhe vlerësimet e dëmeve vazhdojnë."