Tregu i Krishtlindjes në Vjenë hapet vetëm për të vaksinuarit

Austria, e cila ishte e para në Bashkimin Evropian që vendosi vaksinimin e detyrueshëm, ka hequr të dielën bllokimin e pjesshëm të 20 nëntorit vetëm për personat e vaksinuar. Në Vjenë u hap edhe tregu i famshëm i Krishtlindjes, në të cilin të pavksinuarit, nuk janë të ftuar.

Pas më shumë se njëzet ditësh, personat të cilët do të vizitojnë kioskat e Krishtlindjes do të jenë vetëm vaksinuarit.

Kjo pas një urdhri të kancelarit, që dha dorëheqjen disa ditë më parë, Alexander Schallenberg.

Në 20 nëntor kioskat e Krishtlindjes në Vjenë u mbyllën.

Shallenberg vendosi një bllokim të brendshëm dhe urdhërimin e vaksinimit me detyrim. Personat të cilët nuk do të vaksinohen, do të përjashtohen nga frekuentimi i shumë objekteve dhe ngjarjeve publike, ndoshta do t’i nënshtrohen edhe karantinës.

Urdhri i Shallenberg i 20 nëntorit, nxiti demonstrata masive në Vjenë.

Protestuesit u ngritën në protestë pasi vaksinimi me detyrim sipas tyre ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.