Video/ Tornadot vdekjeprurëse në SHBA, frikë për mbi 100 viktima

Numri i viktimave nga tornadot e fuqishme, që goditën pesë shtete në qendrën dhe jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten mbrëma, 10 dhjetor,  pritet të shkojë në 100, ndërsa dëmet materiale janë katastrofike.

Presidenti i SHBA Joe Biden  foli për "një seri tornadosh nga më të këqijat" në historinë e SHBA-së dhe një "tragjedi të papërshkruar", ndërsa e shpalli Kentakin (epiqendrën e tornadove) në gjendje të jashtëzakonshme.

Guvernatori, Andy Besiar , tha se tornadot që ndodhën në Kentaki janë më shkatërruesit në historinë e tij.

"Nuk mund ta krahasoj me asgjë tjetër që kam parë në jetën time, e kam të vështirë ta përshkruaj me fjalë," tha ai në një konferencë shtypi.

"Ka shumë gjasa që më shumë se 100 njerëz të jenë vrarë këtu në Kentaki."

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit janë të përqendruara në Mayfield , një qytet në kufirin e Kentakit me Illinois, Missouri dhe Arkansas.

Videot dhe fotot e postuara në mediet sociale tregojnë imazhe të shkatërrimit të plotë: qindra ndërtesa të rrafshuara, makina të mbuluara me rrënojat e shtëpive dhe pemë të shkulura.