Kuvend edhe në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE mban kongresin e partisë së saj pas fitores në zgjedhje
Dhjetori duket se është muaji i kuvendeve kombëtare të së djathtës në rajon, pasi krahas kuvendit të 11 dhjetorit në Tiranë, edhe në Maqedoninë e Veriut partia konservatore e VMRO-DMPNE-së po mban kuvendin e saj, ku pritet që delegatët të votëbesojnë kryetarin e kësaj force politike Hristjan Mickovski.
Partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas VMRO-DPMNE mban të dielën kuvendin e partisë.
Mbi 500 delegatë do të diskutojnë për sfidat që e pret të djathtën konservatore në Maqedoninë e Veriut, si edhe do të vendosin nëse kryetari i saj aktual, Hristjan Mickovski do të vijojë të qëndrojë në detyrë apo jo.
Aktualisht për kryetar të partisë është parashtruar vetëm një kandidaturë, vetëm ajo e liderit aktual Mickoski.
Anëtarët e tjerë të kësaj force politike do të kenë mundësi të parashtrojnë kandidaturën gjatë kohës që zhvillohet kongresi.
Në Kuvend pritet që Mickovski të japë paralajmërime për rifreskimin dhe rimobilizimin e VMRO-DPMNE-së në përputhje me politikat e reja të saj.
Gjatë Kongresit do të respektohen protokollet e rrepta për koronavirusin, ku në hyrje të sallës së kongresit i cili do mbahet në sallën sportive ‘Jane Sandanski’ do të kontrollohet certifikatat e vaksinimit ose testi negativ për të pranishmit.
Partia e djathtë VMRO-DPMNE mori një rezultat të kënaqshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore, ku arriti të fitonte 41 nga 80 komuna.
