Shefi i diplomacisë mirëpret sanksionet ndaj 2 serbëve nga Kosova
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka mirëpritur sanksionimin e disa serbëve nga Kosova, që sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Borrell, shkruan se vendosja e sanksioneve ndaj disa serbëve është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
Ndër të thera Borrell thekson se BE-ja është plotësisht e angazhuar në ndjekjen e këtij objektivi të përbashkët.
Borrell:"Çmontimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në të gjithë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në ndjekjen e këtij objektivi të përbashkët."
The designation by the U.S. is an important step in fighting organised crime in the #WesternBalkans
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 9, 2021
Dismantling transnational criminal networks contributes to security, stability &improves rule of law in the entire region. The EU is fully engaged in pursuing this common objective https://t.co/VJkUpxkqzr