Video/ 51-vjeçari terrorizon punonjësit e Postës me armë, ja si shpëtuan

Një ngjarje terrori ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 9 dhjetor,  në  një dyqan poste në Koropi, të Greqisë.

Një 51-vjeçar  ka hyrë në dyqanin e postës dhe ka terrorizuar punonjësit, duke i kërcënuar me armë.

Më pas ai i ka lidhur dhe ka kërkuar nga një punonjëse të hapë kasafortën ku ndodheshin paratë.

Për fat të mirë një grua tjetër, ia doli të zgjidhet, duke telefonuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Në momentin kur edhi policia, autori 51-vjeçar tentoi të arratiset duke vrapuar, megjithatë policia arriti ta ndalojë pas ndjekjes.

Në video është regjistruar momenti kur autori  me armënë dorë vrapon për të shpëtuar nga policia.