Kosova e Shqipëria ndajnë 2 mln euro për projektin e fizibilietit të hekurudhës Prishtinë-Durrës. Prezantohet në Bruksel

Projekti për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës është prezantuar në Bruksel bëri të ditur sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në një konferencë për median në Prishtinë. 

Ai ka prezantuar para gazetarëve këtë projekt për të cilin u ra dakord në mbledhjen e fundit të dy qeverive shqiptare. Mësohet se për këtë projekt fizibiliteti nga të dy shtetet janë ndarë 2 mln euro.

"Ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë me një plan për menaxhim që mund të na japë edhe një afat kohor e një buxhet që mundet me e mbulu. Kemi ndarë 1 milion euro për projektin e fizibilitetit, kemi supozuar që do të kushtojë kaq. Edhe Shqipëria ka ndarë 1 milion euro. Projekti i fizibilitetit do të përfshijë edhe Portin Tokësor", ka thënë ai raporton Koha

Aliu thotë se me këtë projekt të hapen korridore të reja në Evropë që përfshihet edhe Kosova.

"Korridoret aktuale e përfshijnë me rrugë automobilistike Kosovën ose nuk e përfshijnë fare. Ka munguar lidhja e Kosovës me Jugun e Lindjen. Hekurudha Gjakovë-Shkodër ka qenë 103 km e gjatë dhe mjaft e përshtatshme, sipas studimeve në kohën e Austro-Hungarisë. Qyteti i Shkodrës e lidhe transportin e mallrave nga dy porte Tivarit e Durrësit. Kjo kalon nëpër Gjakovë e detyrimisht në Prishtinë e shpërndahen. Kosova bëhet vend tranzit për shpërndarjen e mallrave", shtoi ministri i Infrastrukturës.