Kërcënohet sovraniteti i Kosovës, Krasniqi: Operatorët e internetit përdorin IP serbe
Që prej shpalljes së Pavarësisë deri më sot, Kosova nuk ka ende kodin e saj shtetëror të internetit, të njohur si CCTLD, çka vlerësohet edhe si një rrezik për sovranitetin e Kosovës, pasi shumë kompani ofrojnë shërbimin përmes IP-ve serbe.
Këtë shqetësim e ngre edhe Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, i cili thotë se ndër të tjera po dëmtohen bizneset dhe sektori i medias
Krasniqi: IP adresat nga Serbia po e kërcënojnë edhe sovranitetin e Kosovës. Nga IP-të e Serbisë gjuha nuk del në gjuhën shqipe, por në gjuhën serbe. Kjo pastaj po i dëmton bizneset, por edhe vendin, sepse po na identifikon me një shtet tjetër që realisht po e dëmton edhe sovranitetin e Republikës së Kosovës
Nga ana tjetër Kryetari i Bordit të Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Nazim Rahimi, shprehet se ka vetëm një operator internetit në vend që përdor adresat e Serbisë.
"Këto IP adresa janë të ndara nga ‘RIPE NCC’ për operatorët tonë në Kosovë që si lokacion gjeografik e kanë Republikën e Shqipërisë. Këtu përfundon. Por për Skënder Krasniqin kjo nuk është e vërtetë. Se a është e vërtet a po jo, këtë mund ta vërteton çdo qytetarë në qoftë se hynë në portale dhe i sheh reklamat në gjuhën serbe, të cilat veprojnë sipas IP-ve. Deklaratat e ARKEP-it se nuk përdoren IP adresat e Serbisë nuk qëndrojnë."
Deputeti i AAK, Pal Lekaj duke kërkuar me urgjencë adresimin e IP-ve, shprehet se përdorimi i tyre nga Serbia rrezikon sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve në Kosovë.
“Sa i përket Kodit të internetit dhe çështjeve të tjera që janë me rëndësi dhe jetike për qytetarët, por edhe që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve të Kosovës, fatkeqësisht deri më sot nuk kemi parë ndonjë përpjekje. Mësohet se Oda e Afarizmit i ka dërguar shkrese edhe kryeministrit Kurti, e ka takuar edhe ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, por deri më tani nuk ka veprime konkrete dhe dëmi shtetëror dhe ekonomik po vazhdon."
