Situata e Covid në Kosovë/ Dhjetë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 16:06
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19, nga 2.227 testime në total.
Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë shëruar 14 pacientë. Ndërsa rastet aktive në Kosovë aktualisht janë 324.
Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë bërë 2.981 vaksina kundër koronavirusit.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë bërë 1.643.382 doza të vaksinës.
Deri të martën më 10 dhjetor, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 772.105 qytetarë.