Situata e Covid në Kosovë/ Shtatë raste të reja në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19.

Sipas të dhënave në total janë kryer 1.011 testime.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 10 pacientë, ndërsa aktualisht në vend janë 321 raste aktive me Covid-19.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars të këtij viti, në gjithë vendin janë bërë 1.644.35 doza të vaksinës.