Rriten infektimet, 19 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Siç njofton MSH-ja, në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes nga COVID-19.

MSH-ja bënë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 2.236 testime.

Sa i takon vaksinimit, sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 2,999 doza.

Raportim i veçantë i rasteve pozitive është bërë gjatë ditës nga komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe, ku në to janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur në raportin e Shtabit të Krizës të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të publikuar më 9 dhjetor. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 508.

Komunat me shumicë serbe nuk publikojnë rregullisht raporte lidhur me gjendjen epidemiologjike, por ato publikohen çdo dy apo tri ditë.

Në raportin e fundit nuk u raportua për ndonjë viktimë nga sëmundja COVID-19./REL/