Kosovë, qeveria vendos: Mjekët dhe profesorët të deklarojnë pasurinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme ka vendosur që mjekët  e profesorët që punonjë në në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që deklarojnë pasurinë.

Ky vendim është marrë me kërkesë të zëvëndmistrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Kërkesa e Sallahut u miratua me shumicë votash nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat të pranishëm në mbledhje.

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë Sallahu.

Ky projektligj pritet që të miratohet edhe nga Kuvendi.