E gjeti pa shenja jete, fqinji i 53-vjeçarit: E prisnim në kafe por s’erdhi, jetonte prej 30 vitesh në Greqi

Andrea Grazhani, ka ndërruar jetë nga asfiksia e gazit të gjeneratorit që përdorte. Ai është gjetur pa shenja jete në garazhin  e banesës ku jetonte.

Për Ora News, Koço Gjylameti, fqinji i Andrea Grazhanit është shprehur se 53-vjeçari prej 30 vitesh jeton në Greqi me familje e tij, ndërsa thotë se e ka pritur mëngjesin e sotëm në një nga lokalet e lagjes, por që ai nuk ka shkuar.

Duke qenë se ai nuk po shkonte në kafe, Koço Gjylameti ka shkuar në banesën e tij, ku dhe e ka gjetur pa shenja jete.

Koço Gjylameti: Andrea ka afro 30 vite që jeton me familjen e tij në Greqi. Dy ditë më parë është rikthyer pasi ka vendosur një kaldajë për sistemin e ngrohjes së banesës së tij trekatëshe. Të shtunën gjatë gjithë ditës kemi punuar së bashku për të vënë në punë kaldajën. Në mungesë të energjisë elektrike kemi vënë në punë gjeneratorin. Pasi gjithçka ka qenë në rregull së bashku me ustain jemi larguar nga banesa e Andrea Grazhdanit.

Mëngjesin e sotëm e kemi pritur në një prej lokaleve të fshatit por duke qenë se nuk po vinte kemi shkuar në banesën e tij për ta takuar. Për fatin e keq e kemi gjetur pa shenja jete në një prej dhomave të katit të parë. Kemi lajmëruar policinë e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes.

Ai thotë se Andrea është i martuar dhe ka 2 fëmijë.

Koço Gjylameti: Andrea është i martuar dhe ka 2 fëmijë të cilët nga momenti në moment priten të vijnë nga Greqia.