“Mos jam në ëndërr” ironia e Fugës: Në mëngjes i iku partia, në darkë thotë se do t’i hedhë në gjyq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2021, 11:22
Profesori Artan Fuga ka komentuar zhvillimet e fundit në PD përmes një statusi në rrjetin e social Facebook.
Fuga shkruan se në mëngjes Bashës i ikën partia nga kontrolli, ndërsa në darkë deklaron se do t'i hedhë në gjyq se i morën stemën.
Fuga: Mos po shoh ëndërr? Në mëngjes atij i iku partia krejt nga kontrolli, ky në darkë deklaron se do t'i hedhë në gjyq se i morën stemën. Ata në mëngjes i thonë s'kemi më lidhje fare me ty, të kemi heq, ky në darkë u thotë se meqë tani në aksham nuk keni ardhur në mbledhje, prandaj do t'ju përjashtoj! Fërkoj sytë dhe them me vete: Mos jam në ëndërr! Po kush e mëson mo!
