Peleshi: Forcat e Armatosura në terren në ndihmë të banorëve të përmbytur në Novoselë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një statusi në Facebook bën me dije se efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë.

Peleshi thekson se janë mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë.

Ai shton se po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve.

Peleshi: Efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar prej orëve të para të ditës në ndihmë të banorëve në fshatin Novoselë, ku dalja nga shtrati e Lumit Vjosa në urën e Mifolit, ka shkaktuar përmbytje. Po punohet me strukturat e emergjencave civile te qarkut të Vlorës e Fierit. Mbi 75 forca e mjete janë në terren në fshatin Ferras dhe Novoselë për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Po ndiqet me vëmendje maksimale edhe situata në bashkitë e tjera, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intensitet të lartë ka bllokime rrugësh nga bora apo prurjet e shumta të lumenjve.