Përmbytjet në Fier, 5 persona kërkojnë ndihmën e urgjencës, transportohen në spital

Përmbytjet e shumta që kanë shkaktuar prurjet e Vjosës kanë bërë që pesë persona, banorë të zonave të përmbytura në Fier, kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pasi nuk janë ndjerë mirë.

Këta qytetarët kanë kërkuar ndihmën e urgjencës dhe më pas janë përcjelle për në spitalin e Fierit.

Mësohet se dy prej të shoqëruarve janë fëmijë dhe sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë.

Ekipet mjekësore ndodhen në terren, ndërsa qytetarët kanë telefonuar në numrin 127 për të kërkuar ndihmë.