Librazhd/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 59 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2021, 12:35
Një 59 vjeç në fshatin Dardhë, Librazhd është gjetur i pa jetë e pa shenja dhune, pranë banesës së tij.
Policia bën me dije se ka humbur jetën shtetasi R. Q.
“Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë,shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korenti.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
