“Kam lënë 150 dele pas, kam frikë se ngordhin” banori përlotet para Ballës dhe Subashit
Prurjet e shumta të lumit Vjosë kanë sjellë përmbytje të mëdha në fshatrat e Vlorës dhe Fierit ditën e sotme.
Qindra hektarë janë zgjuar nën ujë mëngjesin e kësaj të diele, ndërsa ushtria dhe autoritetet lokale kanë evokuar dhjetëra banorë nga banesat e tyre të përmbytura.
Ndërkohë, një banor i cili është evakuuar me gomone ka nisur të qajë pasi shprehet se ka lenë pas rreth 150 dele dhe ka frikë se po t’i ngordhin.
Të pranishëm kanë qenë edhe i dërguari politik i PS-së, Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi të cilët i thanë që të shkonte në fillim në spital.
Banori: Kam lënë 150 dele. Jam këtu afër. Nga ora 3 e natës më ka ardhur uji. Kishim nja 4 vite që nuk ndodhte kjo. Po nuk pata bagëtitë unë nuk kam me çfarë të ushqehem.
Balla dhe Subashi: Merre pak dhe çojeni në spital këtë se do t’i zgjidhim të gjitha.


