Sarandë, hajdutët grabisin supermaketin, dyshohet se ka marrë një shumë të madhe parash

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës në lagjen numër 3.

Mësohet se është vjedhur supermarketin në pronësi të shtetasit M.H.,51 vjeç, dyshohet se nga persona te pa identifikuar është vjedhur një sasi lekësh e papërcaktuar.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Vjedhja", pasi  në lagjen nr. 3 Sarandë, në supermarketin  në pronësi të shtetasit M.H.,51 vjeç, dyshohet se nga persona te pa identifikuar është vjedhur një sasi lekësh e papërcaktuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.” – bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.