“Po dridhem si qeni”, banorja në Vlorë: Kam kaluar gjithë natën në çati, s’ka ardhur askush

Për shkak të përmbytjeve disa banorë kanë mbetur pa strehë pasi uji që ka dalëngadalë Lumi Vjosa ka përmbytur tokat bujqësore por edhe banesat.

Një banore në Vlorë për mikrofonin e Ora News, është shprehur se ka kaluar natën mbi çati ndërsa është shprehur se askush nuk i ka ofruar një vend strehimi.

“Kush më mori mua unë jam ujë qull. Po dridhem si qeni. Natën e kam kaluar mbi çati. Gjysmën e natën e kalova në ujë. Nuk më ka thënë askush për strehim.”

Pak orë më parë Kryetari i Bashkisë Dritan Leli, është shprehur se banorët janë strehuar tek të afërmit, pasi sipas tij nuk kanë pranuar akomodimin që u është ofruar nga Bashkia.