Kapet Gjergji Mullanji, i pesti i grupit të avokatit që trafikonte drogë
Gjergji Mullanji, është personi i vetëm i arrestuar nga policia e Korçës dhe strukturat e SHÇBA-së në këtë qark.
Mullanji po tentonte të trafikonte një sasi prej më shumë se 73 kg hashash, të cilën e kishte ndarë në 61 paku me peshë të ndryshme.
Pakot ishin fshehur në pjesën e shasisë së automjetit tip Mazda, që Gjergji Mullanji, po tentonte të hynte nga Shqipëria në territorin Grek.
Policia e Korçës, kishte marrë informacion më parë se ky person në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në Korçë, kryenin trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi.
Automjeti tip “Mazda” ishte modifikuar në një servis në Korçë, pikërisht për të futur sasinë e drogës.
Në operacion janë përfshirë dhe oficerë të SHÇBA-së Korçë, pasi dyshohej se kishte dhe oficerë të pikës së kalimit Kufitar të implikuar në këtë rast të trafikut të drogës.
Ndërkohë gjatë kontrollit në disa banesë, policia ka sekuestruar dhe drogë tjetër, duke e ccuar në total sasinë e sekuestruar 187 kg hashash.
Por gjatë veprimeve hetimore, është qartësuar se policët e kësaj pike kufitare s’kanë pasur lidhje me këtë rast, pasi kanë ndjekur procedurat rigoroze të verifikimit të dokumentacionit për shtetasin Gjergji Mullanji.
Gjatë momentit të arrestimit Mullanji, nuk ka bërë rezistencë dhe ka refuzuar të flasë se kujt i përket droga.
Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër, që policia e Korçës, arreston persona dhe kap drogë në pikat kufitare.
Rasti i parë u arrestua në doganën e Goricës, avokati Joni Mosku me 66 kg drogë.Mes persona të arrestuar për këtë rast është dhe Ligor Romançka me pseudonimin “Golja”, Idriz Manej me pseudonimin “Shkodrani” ose “Gjyshko” dhe i shoqëruari, Andrea Çiko, me pseudonimin “Turi Spatka” si dhe personi tjetër me emrin Albion Çiko.

