Peleshi: Reshjet kanë shkaktuar problematika në disa zona, po punohet për zhbllokimin e rrugëve
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit.
Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat.
Ai shton se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor.
Peleshi: Intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit. Strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora, ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat. Aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor.
