Covid-19 në vend: 2 viktima, 309 raste të reja dhe 145 pacientë të shtruar në spitale

Dy viktima dhe 309 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë është regjistruar në Tiranë me 146 raste, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.

Janë 5,554 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. 

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç. 

Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          309
Të shëruar në 24 orë       386
Të shtruar në spitale       145
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 2,706

Testime totale              1,419,120
Raste pozitive                203,524
Raste të shëruara          194,838
Raste Aktive                      5,554
Humbje jete                      3,132

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,718
Fier                 623
Gjirokastër     567
Shkodër          379
Durrës             313
Berat               225
Elbasan           242
Vlorë                182
Lezhë               121
Korçë               89
Kukës               48
Dibër                47.