Burimi: Me kaq njerëz Berisha fitonte zgjedhjet, SHBA e provokoi, nuk u intereson kush qeveris, mjaft të jetë qen i bindur

Për gazetarin Genc Burimi SHBA-të nuk duhet ta provokonin me non grata Berishës pasi ka ngritur një masë të madhe njerëzish.

Ai shprehet se nëse Berisha do të vepronte kështu para zgjedhjeve dhe me këtë mbështetje, atëherë do të fitonte zgjedhjet.

Burimi: Nuk shoh përfitim lidhur me çështjen non grata. Imagjinoni sikur Berisha duhet të ishte çuar me këto fjalime dhe me këta njerëz për zgjedhje do t’i fitonte zgjedhjet më 25 prill. Njerëzit janë të zhgënjyer nga Edi Rama dhe ai do ta shfrytëzonte këtë gjë. Si mundet që amerikanët ta provokojnë këtë gjë. Amerikanët kanë provokuar Berishën dhe Metën pas asnjë lloj dobie. Nuk kishin pse, sepse Berisha ishte i qetë.

Amerikanët nuk respektojnë parimin e drejtësisë dhe as nuk ishte pse Yuri Kim të thoshte që të mos votonin Berishën. Basha ka vetëm një zgjidhje, të futet në koalicion me Ramën, por Basha dhe Berisha nuk kanë për të pasur kurrë marrëveshje. Amerikës nuk behët vonë nëse udhëheq Rama apo Basha, mjafton të jetë një qen i bindur dhe të mos ketë rrëmuja dhe vend pro amerikan.