Berisha: Ngjarje e jashtëzakonshme! Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar ku delegatët me firmën e tyre kanë vendosur për shkarkimin Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Në fjalën e tij për mediat, lideri historik i PD u shpreh se sot ishte një ngjarje e jashtëzakonshme ndërsa e ka shtuar se ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike.
Sali Berisha: Dua të përshëndes sot demokratët dhe qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të Partisë Demokratike, i pari i këtij lloji në Europë e në botë. Një monument madhështor i rithemelimit të PD-së i cili është me misione të mëdha, misionin e rivendosjes së të drejtës së shqiptarëve të votës së lirë pa opozitë kukull.
Berisha tha se sot u zhvilluar ndeshja e lirisë dhe të ardhmes.
Sali Berisha: Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë sportive futbolli. Sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmes.
