Ora News siguron foton, dyshohet se kjo është arma që u ekzekutua biznesmeni Rakip Rroli

Ora News, ka siguruar foton e armës, e cila dyshohet se është përdorur për të vrarë biznesmenit Pilot Rroli, i njohur dhe si Rakip Rroli.

Dyshohet se kjo është arma që kanë përdorur babë e bir Skënder dhe Llej Lika, për ekzekutimin e 55-vjeçarit, i cili ishte baba i tre fëmijëve.

Pilot Rroli, i njohur dhe si Rakip Rroli u ekzekutua me armë në orën 08: 45 minuta të 10 dhjetorit 2021, teksa lëvizte me makinën Audi Q7 me targa AA001TB, në aksin e vjetër rrugor që lidh Laçin me Mamurrasin, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit.

Viktima kishte dalë nga banesa e tij në rrugën që kalon mes fshatit, në momentin kur ndodhi ngjarja, ku biznesmeni mbeti i vrarë pasi mori 7 plumba në trup.

Babë e bir, Skënder dhe Llej Lika, janë arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se janë autorët e vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli. 

I ndaluar për vrasjen e biznesmenit është dhe një person i tretë, i identifikuar si Klaudi Beleshi. Sipas burimeve ky i fundit dyshohet ndihmoi babë e bir të përfshirë në vrasje.

Ora News siguron foton, dyshohet se kjo është arma që u ekzekutua