Shkodër/ Makina përplas këmbësorin, humb jetën 80 vjeçari

Një 80-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Si pasojë e përplasjes ky i fundit ka ndërruar jetë.

“Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.”

Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.