Elezi kritika komisionit të rithemelimit të PD-së: U zgjodhën pa garë, disa spiunë e sorisianë

Përpos zërave por, në Kuvendin e sotëm të PD-së në “Air Albania” ka pasur edhe zëra kundër dhe që kanë pasur kritika për këtë nismë.

I pari ishte Fatbardh Kadilli, ndërsa pas tij u shpreh me kritika edhe delegati Ibsen Elezi i cili ka kritikuar listën me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Ai tha se në Komisionin e Rithemelimit të PD-së emrat janë zgjedhur pa asnjë garë dhe transparencë dhe se një pjesë e tyre janë sorosianë.

Elezi: Nuk dua t’ia humb shijen e mirë këtij Kuvendi, që ka nevojë për të përcjellë ndryshimin, por që e fillon zanafillën nëpërmjet emërimeve, u propozuar formalisht 30 vetë pa asnjë garë, pa asnjë procedurë, kur merr iniciativa të rëndësishme.

Emrat kanë shumë rendësi, aty gjen sorosian e anti sorovian, 5-6 i di unë, aty brenda gjen edhe emra që kanë punuar spiun për sigurimin e shtetit, ka edhe emra të ndershëm për demokracinë, nga vjen dhe pse vjen, filtrat, ku janë filtrat e përzgjedhjes dhe kush e mori këtë përgjegjësi përsipër, janë filtra që kanë të bëjnë me figurën morale të çdo drejtuesi, pra përderisa kemi marrë këtë përgjegjësi për një PD ndryshe, këto janë shumë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë.