Kuvendi i 11 dhjetorit, Kulluri: Sot nis rruga drejt fitores, s’bëmë pazare me Bashën dhe as...

Kandidati për kreun e PD, Edvin Kulluri, në fjalën e tij që ka mbajtur në Kuvend është shprehur se ai së bashku me kolegët e tij që kanë qenë kritik ndaj Kryedemokratit Lulzim Basha ,nuk kanë bërë pazare me këtë të fundit dhe as nuk kanë dalë për të mbledhur vota me sigla të tjera.

Ai u shpreh se do të qëndrojnë në PD deri sa të fitojnë vërtetë vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Edvin Kulluri: Ne kritikët e Bashës nuk bëmë asnjë ditë pazare me Bashën dhe as nuk dolëm jashtë PD për të mbledhur vota me sigla tjera. Qëndruam në PD dhe do vazhdojmë të qëndrojmë deri sa të fitojmë vërtetë vlerat e lirisë dhe demokracisë sepse përndryshe PD nuk ka të ardhme. Një kryetar i fortë prodhon parti të dobët, një parti e fortë prodhon një lider fitues.

Ne nuk na shuhet vetëm një statut rregullash por edhe një vizion i qartë politik për zgjedhjet e ardhshme. Sot nis rruga drejt fitores dhe fitorja kalon vetëm përmes besimit në disa parime. Ne duhet t’i japim njëherë e mirë zgjidhje disa çështjeve.