Sonte pas orës 21:00 përkeqësohet situata nga shiu/ Rrezik përmbytjeje për zonat përgjatë lumit Vjosë, Subashi: Kujdes bagëtitë

Për shkak të reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit në Memaliaj, pritet që lumi Vjosa te dalë në urën e Mifolit pas orës  21.00. Pritet te përmbyten ato zona që janë përgjatë lumit.

Kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes për gjënë e gjallë.

Emergjencat civile do të jenë në terren gjatë të gjithë darkës për të monitoruar situatën.

Për sa i përket situatës në Vjosë niveli ka shkuar në 7 metra. Niveli kritik i saj është 7.3 metra deri në 7.5 ku priten përmbytje. Nivel ky që nëse ecën me këtë rritëm pritet të arrihet shumë shpejtë.

Deri tani s'ka pasur rrezik apo dëme në banesa. Pritet të shikohet çfarë do ndodhi më vonë.

Armando Subashi: "Jemi në ndjekje të situatës lidhur me lumin Vjosa. Nga informacionet e fundit që kemi marrë niveli i Vjosës ka shkuar 7.5 madje ka kaluar pak, çka do të thotë që për disa orë, 4 apo 5  edhe situata në pjesën tonë do të përkeqësohet. Ne kemi nxjerrë në terren të gjithë administratorët, jemi duke  njoftuar  të gjithë njerëzit që të marrin masat, kryesisht ata që janë afër zonave që janë prekur zakonisht nga lumi Vjosa, për të marrë masa për gjënë e gjallë, por edhe në evakuimin e ndonjë sendi, që ata e vlerësojnë të vlefshëm. Nuk ka vend për panik, por duhet të mendojmë të bëjmë kujdes sepse, siç e thashë pas orës 9 dhe 10 të darkës situata do të vijë duke u përkeqësuar."

Nga ana e Vlorës rrezikojnë tokat bujqësore si dhe afro 10 banesa të ndërtuara anës lumit. Ndërkohë reshjet vijojnë në Gjirokastër dhe ka shumë prurje si nga Gjirokastra dhe nga Përmeti.

Situata emergjente në Bashkinë Gjirokastër është:

Në Njësinë Administrative Picar rruga Kolonjë Golem është bllokuar nga inertet.

Në Njësinë Administrative Cepo rruga e fshatit Zhulat është bllokuar nga prurjet e shumta të lumit të Kaparjelit.