Kurbin/ Qëlluan me breshëri plumbash ndaj biznesmenit Rroli, momenti i arrestimit të babë e bir, si tentuan t’i largohen policisë
Policia ka arrestuar autorin dhe e vrasjes së biznesmenit Rakip Rroli dhe 2 bashkëpunëtorët e tij të cilët dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e ndodhur një ditë më parë (10 dhjetor)
Policia bën me dije po ashtu se në gjendje të lirë është proceduar penalisht për shkak të moshës shtetasi D.G, banues në Kurbin, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit ".
Në pranga kanë rënë autori i dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Llej Lika, 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi Skënder Lika, 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.
Dyshohet se ngjarja që ka tronditur ditën e djeshme Kurbinin ka ndodhur për motive të dobëta.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Llej Lika, 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi Skënder Lika,, 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.”- njofton policia.
Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin. Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë ata kanë tentuar të largohen, por që nuk ia kanë dalë.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan një mjet tip "Benz " dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Po ashtu policia ka publikuar dhe momentet e arrestimit të babë e bir si dhe bashkëpunëtorit të tyre.
