Këlliçi: Të hënën do të shkojmë në gjykatë dhe do të regjistrojmë ndryshimet në statut

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha se ditën e hënë të zyrtarizohen ndryshimet statutore në gjykatë pas vendimeve të marra në Kuvendin e PD-së.

Në një intervistë për Ora News ai u shpreh se një vendim i tillë është marrë për të shmangur çdo keqkuptim është vendosur që Komisioni i rithemelimit të shkojë në gjykatë dhe të regjistrohen.

Këlliçi: U shtrua për vendimmarrje propozimi dhe pati një votim absolut që ditën e hënë të zyrtarizohen ndryshimet statutore në gjykatë. Kjo është një procedurë e zakonshme. Ka pasur raste kur kemi gabuar dhe nuk është bërë, por ka ndodhur që vendimet janë ratifikuar automatikisht.

Në këtë rast për të shmangur çdo keqkuptim është vendosur që Komisioni i rithemelimit të shkojë në gjykatë dhe të regjistrohen. Ne sot kemi anuluar Kuvendin e datës 18 dhjetor. Nëse Basha dhe mbështetësit e tij do të duhen ta mbledhin me statutin e ri të PD-së, duke mbledhur firmat në një datë tjetër. Nëse ka mbështetje hajde futu në garë.