Kuvendi i Berishës e shkarkoi, Basha mbledh kryesinë e PD, propozohet shkarkimi i kryetarëve të 11 degëve. Mungon Vokshi, Noka e Këlliçi
Kreu i PD Lulzim Basha ka nisur mbledhjen me kryesinë vetëm disa minuta pasi Kuvendi i mbledhur nga Sali Berisha ka votuar pro shkarkimit të tij nga posti i kreut të PD.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në Kryesinë e PD do të merren masa disiplinore për atë që ndodhi sot në “Air Albania”.
Në rendin e ditës është parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit te ndjekur nga PD për vlerat properendimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimin e anëtarëve të saj për shkelje të statuti
Sipas rendit të ditës, pritet shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve të PD që refuzuan të zbatojnë vendimin e Kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18.
Propozimi për rendin e sotëm të ditës:
-Po ashtu në propozimet e rendit të ditës janë:
-Hapi i pare që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër.
-Parashtrimi i një rezolute për qendrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit te ndjekur nga PD për vlerat properendimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimin e anëtarëve të saj për shkelje të statutit.
-Marrja e disa masave disiplinore që janë ne tagrin e tij
-Qëndrim politik nga kryesia. Marrja e masave që janë tagrin e Kryesisë. Përshembull shkarkimi i kryetarëve që refuzuan të zbatojnë vendimin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18.
Ndërkohë anëtarët e Kryesisë që mbështetën foltoren dhe i janë bashkuar Kuvendit dhe refuzuan të merrnin pjesë në mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Lulzim Basha.
Lista e anëtarëve të Kryesisë që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje:
Edi Paloka
Belind Këlliçi
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Ndërsa Tomorr Alizoti pjese ç e Kryesisë ka lajmëruar qe s’do jete ne asnjë prej Kuvendeve.
