Macron del kundër rrymës: Franca nuk do të bojkotojë Lojërat e Pekinit
Teksa shumë vende të perëndimit me në krye SHBA-të, kanë vendosur të bojkotojnë në mënyrë diplomatike Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, një tjetër vend Europian ka dale kundër.
Presidenti Emmanuel Macron foli të premten për vendimin e vendeve si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australi për të bojkotuar diplomatikisht Lojërat Olimpike teksa përsëriti se Franca nuk do të ndjekë shembullin e këtyre vendeve.
“Duhet të jemi të qartë, ose themi po bëjmë bojkot të plotë dhe nuk po dërgojmë sportistë; ose themi përpiqemi të rifillojmë gjërat dhe të kemi një veprim të dobishëm si gjithmonë në nivel ndërkombëtar. Vendosja për një bojkot të pastër diplomatik, por jo sportiv për Olimpiadën do të ishte një masë shumë e vogël dhe simbolike”, deklaroi kreu i shtetit francez.
Ndoshta për të do të ishte më mirë një bojkot radikal por personalisht Macron nuk e përmendi diçka të tillë dhe as nuk konfirmoi nëse do të jetë vetë personalisht në Pekin./Ora News/.
