Gjendet pa jetë në dhomë pronari i hotelit në Fier, dyshimet e para

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete rreth orës 13:00 të ditës së sotme, 11 dhjetor në një dhomë hoteli.

Mësohet se shtetasit H. O., 55 vjeç, është gjetur në dhomë në një hotel në lagjen "8 Shkurti" Fier.

Blutë bëjnë me dije se 55-vjeçari është pronari i hotelit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.