“Pele do të jetë për festa në shtëpi”, vajza siguron për shëndetin e legjendës së futbollit
I shtruar së fundmi në spital për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë, legjenda braziliane Pelé pritet të kthehet në shtëpi deri në fund të javës. 81-vjeçari, ish ylli i futbollit Brazilian dhe ai botëror do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi "për dy ose tre ditë", pas një vizite tjetër në spital ku ai po vazhdon trajtimin për një tumor të zorrës së trashë të zbuluar në shtator, tha vajza e tij, Kely Nascimento në Instagram.
Ajo sqaroi se shtrimi i babait në spital nuk është surprizë dhe shqetësuese sepse ishte plotësisht i parashikuar dhe duket se është i fundit për këtë vit.
“Nuk ka asnjë surprizë, ishte planifikuar që ai të kthehej në spital, është pjesë e trajtimit”, shkroi Kely Nascimento, e cila jeton në Nju Jork, por që ishte pranë babait të saj kur ai u shtrua në shtator.
Edhe motra tjetër Flavia shkruajti më parë një mesazh qetësues në Instagram, duke pohuar se fansat e legjendës së futbollit mund të jenë të qetë sepse kjo vizitë në spitalin Albert-Einstein do të ishte e fundit për këtë vit./Ora News/.
