Rama: Nga viti i ardhshëm do fusim lëndën e teknologjisë që në klasë të parë

Kryeministri, Edi Rama në fjalimin e inagurimit të shkollës dhe kopshtit "Lasgush Poradeci" në zonën e Kombinatit në Tiranë  deklaroi se nga viti i tjetër në shkolla do zhvillohet lënda e informatikës për nxënësit që në klasën e parë.

"Duke filluar nga ky vit që po hyjmë do të bëjmë një ndryshim të rrenjësishëm për sa i përket informatikës. Siç kemi futur anglishten që në klasën e parë, do fusim mësimin e teknologjisë që në klasën e parë.

Do i japim mundësinë fëmijëve të kenë akses në mësim praktik, përpos teorisë.  Duam të përgatisim shumë më tepër  vajza e djem për një treg global, ku mund të punojnë dhe të fitojnë një rrogë shumë të mirë pa qenë nevoja të dalin nga shtëpia. Ashtu si kundër do investojmë për të pasur biblioteka prej vërteti. Bibliotekat qe kemi sot nuk janë prej vërteti, janë rafte të mbushura në mënyrë modeste ", tha Rama.