Sarandë/ 15-vjeçarja kërcënon shoqen me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2021, 12:00
Një 15-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Sarandës, pasi ka kërcënuar me thikë shoqen e saj bashkëmoshatare.
"U procedua penalisht për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
