Pas Salianjit në SPAK shkon Paloka: Mendova se më thirrën për zgjedhjet, por..

Deputeti demokrat Edi Paloka është thirrur në Prokurorinë E Posaçme SPAK ditën e sotme, 10 dhjetor ku ka dhënë dëshminë e tij për rreth 40 minuta.

Pas daljes nga Prokuroria Paloka tha për RTV Ora, se ishte thirrur për një çështje të vjetër që ka të bëjë me protestat e opozitës dhe banorëve të Astirit tek Unaza e Re.

"Përplasje me policinë në një periudhë kur kanë qenë gjyqet për banorët e Astirit"

Paloka nuk e fshehu zhgënjimin.

“Shpresova se do ishte për denoncimet që kemi bërë për zgjedhjet por nuk i ka rënë mend njeriu"

Një ditë më parë SPAK ka marrë në pyetje deputetin Ervin Salianji i cili dha dëshminë e tij për rreth 35 minuta para grupi të hetimit.

Ndryshe nga Paloka, Salianji dje nuk tregoi pse ishte thirrur në SPAK. Ndërkohë Prokuroria nuk ka dhënë shpjegim se përse ka thirrur dy deputetët demokratë dhe cilën çështje po merren deklarimet.