Atentati në Sanxhak: Autorët ruajtën viktimën të dilte nga banesa. Makina përfundoi në kanal

Gazetari i Ora News, Elvis Hila raporton se atentati ka i mëngjesit të sotëm ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor që lidh Laçin me Mamurrasin, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit.

Viktima Pilot Rroli ka qenë duke lëvizur me një automjet luksoz Audi Q7, AA001 TB kur është qëlluar nga atentatorët.

55 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se Rakip Rroli është qëlluar me breshëri automatiku.

Autorët, që dyshohet se janë dy, duket se e kanë ruajtur sapo ka dalë nga rrugica e banesës për në rrugë kryesore. Pasi është qëlluar automjeti ka lëvizur në distancë 100 metra dhe ka përfunduar në kanalin ngjitur me murin rrethues të një banese.