Foto/ Kush është personi i ekzekutuar në Laç, policia rrethon zonën, 2 grupe të FNSH nisen në ndihmë të policisë
Ora News mëson se personi i ekzekutuar në Laç mëngjesin e sotëm është Pilot (Rapik) Rroli.
Ai ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.
Makina ka lëvizur për disa metra dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë zonën.
Ende nuk ka të dhëna mbi veprimtarinë e viktimës, por Ora News në vijim do të sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi Laçin.
Nga të dhënat paraprake mendohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.
Mësohet se janë ngritur pika kontrolli dhe në ndihmë të policisë janë nisur 2 grupe të FNSH-së dhe një grup me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale.
Kurbin/Informacion paraprak i policise
Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
