Deputeti Salianji 35 minuta në SPAK. Sqarime për Taçin? Deputeti: Nëse do thuheshin do t'ua kisha thënë si përherë

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është thirrur sot në SPAK ku ka qëndruar për 35 minuta. Ai është thirrur nga SPAK për tu marrë në pyetje por nuk dihet në ludhje me cilën cështje.

Është telefonuar rreth një javë më parë nga prokurorët dhe ditën e sotme i është lënë një orar.

Nuk dihet nëse paraqitja e tij lidhet me çështjen e Rezart Taçit, pasi në Kuvend Salianji është përfshirë në debat me deputetin Braçe në lidhje përfshirjen e një zëvendëskryeministri të qeverisë Rama në përgjimet e Antimafias italiane.

Pasi doli nga SPAK ai tha se nuk ka asgjë për të ndarë me publikun.

Kur u pyet nga gazetarja e Ora News, Keti Banushi:

"Në lidhje me deklaratat për Rezart Taçin?"

Salianji u përgjigj: Nëse do të thuheshin do t'ua kisha thënë si përherë.

Deputeti Salianji 35 minuta në SPAK. Sqarime për Taçin?Deputeti Salianji 35 minuta në SPAK. Sqarime për Taçin?