Rrëshqitje dherash pranë Jonufrës/ Vazhdon të jetë i bllokuar një sens i rrugës në aksin Vlorë-Orikum
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2021, 09:56
Vazhdon të jetë ende i bllokuar një sens i rrugës në aksin nacional Vlorë-Orikum, në zonën e Jonufrës.
Aksi nacional është bllokuar që prej mbrëmje së djeshme, 9 Dhjetor, si pasojë e rënies së një masivi dheu pranë zonës së Jonufrës.
Ora News mëson se nga dje është bërë pastrimi i dherave, duke hapur vetëm një segment të rrugës.
Ndërkohë që priten reshje intensive, në qytet asnjë masë nuk është marrë për fortifikimin e pjesës tjetër të rrugës.
Gjithashtu në zonë nuk kanë mbërritur ende grupi i ekspertëve që të bëjnë planin e masave të marra.
Nëse reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë edhe në vazhdim kemi të bëjmë me një situatë më pas ku do të ketë sërish rrëshqitje dherash, madje rrezikohen edhe banesa.

