Atentati në Sanxhak të Kurbinit: Babë e bir në kërkim për ekzekutimin e 55 vjeçarit
Dy persona, baba e bir janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë ekzekutorët e 55 vjeçarit Rakip Rroli në Sanxhak të Kurbinit mëngjesin e 10 dhjetorit 2021. Vrasja sipas burimeve ka si shkak konfliktet të djemve të biznesmenit të materialeve të ndërtimit, por nuk përjashtohen as konfliktet e këtij të fundit.
Kurbin - Dy persona, baba e bir janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë ekzekutorët e 55 vjeçarit Rakip Rroli në Sanxhak të Kurbinit mëngjesin e 10 dhjetorit 2021. Vrasja sipas burimeve ka si shkak konfliktet të djemve të biznesmenit të materialeve të ndërtimit, por nuk përjashtohen as konfliktet e këtij të fundit.
Skënder Lika dhe i biri, janë shpallur në kërkim për ekzekutimin Rakip Rrolit në Sanxhak të Kurbinit mëngjesin e së premtes, 10 dhjetor 2021.
55 vjeçari i njohur edhe me emrin Pilot, a po kishte dalë nga shtëpia dhe po udhëtonte me makinë drejt Mamurrasit.
Pasi kishte ecur vetem një 1 kilometër, dy persona që besohet se lëviznin në këmbë i kanë zënë pritë në mes të zonës së banuar.
Aty e kanë qëlluar me breshëri arme zjarri.
7 plumba
Të paktën 7 plumba në trup i kanë shkaktuar vdekjen Rakip Rrolit. Në momentin e sulmit, ai ka tentuar të largohet por nuk u ka shpëtuar plumbave. Pamjet tregojnë sulmin me breshëri mbi xhamin e parë të makinës dhe në krahun e pasagjerit.
Atentati
Mjeti luksoz ka vijuar të ecë edhe për disa metra dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ndërsa një prej djemve të tij u aksidentua ndërsa shkonte në vendngjarje.
Pas veprimeve të para në vendngjarje, dhe mbi bazë të dëshmive dhe informacioneve, burimet thonë se policia ka ngritur dyshime se pas krimit qëndrojnë anëtarë të familjes Lika me të cilën kanë pasur përplasje ndër vite.
Burimet thonë se djali i Skënderit ishte dhunuar nga një prej tre djemve të 55 vjeçarit për motive që ende mbeten të paqarta.
Ndërsa një tjetër burim tha se fëmijët e viktimës kanë qenë të dyshuar edhe për plagosjen e babait të Ilir Likës Xhepajt.
Ky i fundit është një prej të dyshuarve për ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergji (Marku), ngjarje e vitit 2020 po në Kurbin.
Mbi këtë dyshim, Skënder Lika dhe i biri po kërkohen për të verifikuar nësë janë ekzekutorët e bashkëfshatarit.
Hetimet
Por veç pistës së konflikteve me familjen Lika, vrasja e 55 vjeçarit që në zonën e Kurbinit njihet edhe si biznesmen po hetohet edhe në pista të tjera.
Vetë ai, në vitin 2011 ka qenë i arrestuar për dhunimin e një të riu.
Në operacionin për ndalimin e të dyshuarve u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por kontrollet e deri tanishme nuk kanë dhënë rezultat.
Raportimi nga gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
