Sot iu bë atentat në Sanxhak, e kaluara e 55 vjeçarit: Në 2011 u arrestua për plagosje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2021, 09:46
Rakip Rroli, biznesmeni i cili mbeti i vrarë sot në mëngjes në Sanxhak të Kurbinit dhjetë vite më parë ishte ndaluar nga policia.
Në 2011 Rakip Rroli u arrestua pasi u akuzua se së bashku me një person tjetër kishin rrahur për vdekje një person në fshatin Gjormë të Kurbinit. Atëherë policia njoftoi se të arrestuarit ishin Rakip Roli, 44 vjeç, me banim ne fshatin Sanxhak të rrethit Kurbin dhe Petrit Sana, 46 vjeç, me banim ne fshatin Gjorëm të Kurbinit pasi kishin rrahur dhe goditur me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Veç dy personave të arrestuar, policia kishte shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të cilat kanë qenë bashkëpunëtor në dhunimin e të riut.
