Durrës/ Rrëshqitjet bllokojnë rrugën për autobusët, nxënësit detyrohen të shkojnë në këmbë në shkollë

Reshjet e shiut gjatë natës kanë shtuar rrëshqitjet në rrugën Lalëz - Bizë të njësisë vendore të Ishmit, Durrës.

Rrëshqitjet janë të mëdha në 3 sektorë të kësaj rruge duke ndërprerë udhëtimin e nxënësve me autobus, të cilët një pjese rruge janë  detyruar ta bëjnë në këmbë.

Në telefonatat e banorëve për Ora News, theksohet se rruga është ndërprerë për mjetet e rënda, pasi në disa zona rrëshqitjeje, rruga është dëmtuar deri në gjysmën e trasës së saj. Për pasojë mund të kalojnë vetëm mjetet e vogla.

Ndërkohë lumenjtë Ishem, Erzen janë fryrë në zona të caktuara, por nuk janë konstatuar dalje nga shtrati.